leoni

Aktivitetet për shënimin e Ditës së Pavarësisë kanë filluar në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme kanë filluar aktivitete për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë 14 vjetor në teatrin e qytetit është mbajtur një aktivitet rinor me teme “Rruga e Kosovës drejt pavarësisë në sytë e të rinjve”. Hapjen e këtij aktiviteti e ka bërë drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizajt, Xhemile Murati-Shabani. Ajo ka thënë se ky aktivitete ka një rëndësi shumë të madhe për qytetarët ferizajas, por edhe për të rinjtë.

Me këtë rast të rinjtë patën rastin që të diskutojnë gjerë e gjatë në lidhje me këtë teme, ndërsa ligjërues kanë qenë historianet Besim Qeriqi,  Amir Rexhepi si dhe Ilir Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …