leoni

Çmimi “Gursel Syejmani” ju nda Muhamet Ahmetit

Në galerinë e arteve në Ferizaj, u hap ekspozita kolektive kushtuar 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Hapjen e kësaj ekspozite e bëri Drejtoresha e  Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Ajo me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në prag të shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Ekspozita tradicionale është ndër aktivitetet kryesore që organizon galeria e arteve. Dëshmorët duhet t’i kujtojmë edhe nëpërmjet punimeve artistike, prandaj ky çmim po bëhet në nderë të dëshmorëve, pa gjakun e të cilëve nuk do të mund të ishim këtu”, ka thënë drejtoresha Murati-Shabani.

Ndërsa kryetari i jurisë Haki Xhakli ka falënderuar të gjithë artistët që me punimet e tyre kanë kontribuar që kjo ekspozitë të jetë e një niveli të kënaqshëm.

Alije Sylejmani bashkëshortja e dëshmorit Gursel Sylejamani, është shprehur tejet mirënjohëse për ndarjen e këtij çmimi tashmë tradicional i cili po ndahet në qytetin e Ferizajt.

Ndërkaq Muhamet Ahmeti fitues i çmimit Gursel Sylejmani, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …