Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:
Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Rahovecit për Ndërmarrjen Publike Lokale “KRM Ekoregjioni” në Rahovec:
Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Rahovecit për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec;
Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP);
Shqyrtimi i propozim vendimit për themelimin e Këshillit për fshatin Hoçë e Madhe;
Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratimin e vendimit për formimin e komisionit për vlerësimin e performancës së kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale;
Shqyrtimi i vendimit shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01472-3 në Zonën Kadastrale Rahovec;
Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510057-01997-10 dhe P-71510057-01997-11, zona kadastrale Rahovec;
Shqyrtimi i vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2021 në vitin 2022;
Shqyrtimi i propozim vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2022;
Shqyrtimi i propozim vendimit për subvencionimin e lindjeve për gratë–nënat banore të komunës së Rahovecit për vitin 2022;
Shqyrtimi i vendimit për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokale;
Shqyrtimi i vendimit për emërimin e komisionit të ankesave për procesin e zgjedhjes së këshillave lokale;
Raporti nga Komiteti për Komunitete për vitin 2021;
Procesverbalet për mbajtjen e mbledhjes mund ti gjeni të publikuara në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/