AAK ka zhvilluar sot një tubim mobilizues me strukturat dhe simpatizantët e saj në Deçan, me qëllim të mobilizimit të qytetarëve për protestën e paralajmëruar me 14 maj. Në këtë tubim, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sqaruar motivet dhe arsyeje për protestën e 14 majit, duke thënë se kundërshtimi qytetar është i paalternativë, si pasojë e trendëve negative në qeverisje dhe marrëveshjeve antikushtetuese. Siç bëhet e ditur në kumtesën e AAK-së, Haradinaj ka sqaruar se protesta do të jetë paqësore, dhe pjesëmarrës të saj do të jenë qytetarë të të gjitha përcaktimeve shoqërore, politike e kulturore.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …