Përveç jetës së tij, Amirit i kanë kërcënuar edhe familjen, duke përfshirë edhe djalin e vogël. Burime brenda Policisë kanë bërë të ditur se kërcënimi u bë përmes një mesazhi në telefonin e policit, Amir Hoxha. Ai ka refuzuar të deklarohet, duke thënë se për këtë çështje janë njoftuar organet kompetente. Kohë më parë Amir Hoxha u suspendua pasi ku ankohej për mosdhënien e shujtave për policë ndërkohë që kritikonte luksin e deputetëve me shfrytëzimin ditor dhe për përfitime personale me naftë, për veturat e tyre të shtrenjta. Lidhur me suspendimin, e Amir Hoxhës pa asnjë shkas, vetëm sepse është shprehur lirshëm, si qytetar dhe polic, kanë reaguar shoqëria civile, gazetarë dhe opinionistë, të cilët e kanë konsideruar si shkelje e të drejtave.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …