Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të jashtme. Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë ka thënë se Kosova, tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo mund t’i kushtojë në planin e brendshëm dhe të jashtëm. “Kosova tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo blerje e kohës mund t’i kushtojë shumë Kosovës qoftë në planin e brendshëm e qoftë në planin e jashtëm.”, ka thënë Hoxhaj. Politika e jashtme nuk është prioritet dhe në fakt Kosova nuk ka ndonjë politikë të jashtme. Meqë qëllimisht Kurti ka hequr dorë që Kosova vërtetë të ketë një politikë të jashtme aktive, që të ketë qëllime të matshme dhe arritje konkrete. Politika e jashtme është e rëndësishme për Kosovën për një arsye të thjeshtë. Ne para 14 vitesh e kemi shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, kishim dhe kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, por siç e dini, lindja e Kosovës së pavarur kishte edhe kundërshtarë, nuk kishte një konsensus ndërkombëtar në Këshillin e Sigurimit. Qeveria e Kosovës nuk është e vetëdijshme se sa është e rëndësishme për një shtet të ri, për një shtet të papërfunduar në mënyrë të plotë, është e rëndësishme politika e jashtme. Unë mendoj kjo mund t’i kushtojë Kosovës, nëse jo direkt në vitin 2022, pasojat do të jenë afatgjate”, ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …