Hajrullah Hyseni

Në moshën 88-vjeçare, ka ndërruar jetë Hajrullah Hyseni nga Zahaqi i Pejës, të cilit serbët i kishin vrarë katër bij dhe dy nipa

Në moshën 88-vjeçare, ka ndërruar jetë Hajrullah Hyseni  nga Zahaqi i Pejës, të cilit serbët i kishin vrarë katër bij dhe dy nipa. Lajmin e ka bërë me dije ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj. “Ka ndërruar jetë, miku im Hajrullah Hyseni, babai që iu vranë katër djem në luftë dhe dy nipa.  Pas shumë vuajtjeve e dhimbjeve shpirtërore, Hajrullah Hyseni sot ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. E njoha kur kishte ardhur me Naserin në Prishtinë për rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Zahaq. Baca Hajrullah rrinte i heshtur dhe fliste pakë! Atë ditë kur u bë rregullimi i varrezave përkundër dhembjes së madhe dukej shumë i gëzuar.  Shpirti i tij u prehtë në paqe! Ngushëllime familjes miqve e farefisit!”, ka shkruar Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …