Edi Rama

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri shkel vetveten, shkel Kuvendin që e ka votuar, vetëm për ta shpëtuar, Ilir Metën

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka bërë të ditur  se kryetari në detyrë,  Ilir Meta nuk ka bërë shkelje të rënda, as kur ka bërë thirrje për kryengritje, të cilin nuk e dëgjoi askush, as kur ka fyer institucionet, as ku ka hedh baltë mbi Amerikën dhe ambasadën e saj në Tiranë.  Duket se milionat e Ilir Metës e kanë “shpuar” edhe Gjykatën Kushtetuese, e cila pretendon të bind katër milionë qytetarët e Shqipërisë se Ilir Meta është një engjëll, por  që ka gabuar pak, po jo aq sa për ta shkarkuar, kur tani edhe ashtu i skadon mandati.

Analiza e fakteve

“Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës”, saktësohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Metës nga Parlamenti.

Po çfarë thonë neni 86 dhe 89?

Neni 86, pika 1 përcakton se “Presidenti përfaqëson unitetin e popullit”. Ndërsa sipas nenit 89 “Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”.

Sipas vendimit të parlamentit Presideti Meta, nuk ka përfaqësuar unitetin e popullit sepse “ka përcjellë mesazhe përçarëse dhe ka marrë anën e opozitës përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit” të vitit të shkuar.

Por për Gjykatën kjo nuk qëndron, pra sipas saj, Meta e ka përfaqësuar unitetin e popullit dhe qëndrimet e tij në fushatën elektorale nuk janë qëndrime prej “anëtari partie” apo “veprimtari tjetër”, e ndryshme nga ajo që e detyron Kushtetuta.

Parlamenti pretendonte se presidenti kishte shkelur betimin si kryetar i shtetit, të përcaktuar në nenin 88, pika 3 të Kushtetutës.

Por sipas Gjykatës as këtu “nuk ka shkelje të rëndë” pasi (citime nga vendimi):

“faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës; faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës; faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”.

Po ashtu, sipas Gjykatës “faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”.

Neni 94 parashikon që “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se vendosi “shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës. (Dita-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …