Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se seanca e sotme solemne për nder të përvjetorit të 14-të Pavarësisë së Kosovës, u kthye në një seancë abuzimi dhe komunikimi politik, nga kryeministri, Albin Kurti. Mendojmë se për një vit kryeministri Kurti e vendosi një shoqëri e një rini në depresion, fliste për të arriturat, derisa çmimet në të gjitha nivelet janë rritur. Fliste për çështje që në asnjë rrethanë nuk do të duhej të ishin në një seancë festive. Andaj ne u detyruam të lëshojmë sallën për shkak se për disa javë do të thërrasim për raportim në 1 vjetorin e qeverisë ku do të kemi mundësi ta bëjmë këtë”. Ne kërkojmë të mos abuzohet me ditën më të rëndësishme të Kosovës. Ajo ishte e momentit, ne erdhëm të gjithë u përshëndetëm me të gjithë, i uruam të gjithë, ishte një ngjarje që meriton respekt edhe nisi me 15 min vonesë, mirëpo s’kishte asnjë moment që ishte planifikuar. U kthye në një seancë abuzimi dhe komunikimi politik, një seancë që nuk do të duhej të ishte kështu”, ka thënë Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …