Sot derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim për 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, deputetët e partive opozitare kanë braktisur sallën e Kuvendit. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan seancën solemne ende pa përfunduar fjalimi i Kurtit, pasi ai fliste për aktivitetet e Qeverisë së tij dhe jo për arritjen historike të Kosovës, sikur është 17 shkurti i vitit 2008. Albin Kurti ka folur për numrin rekord të vizitave jashtë e brenda vendit për dialogun në Bruksel, si dy shtete të barabarta dhe të përqendruar në njohje, pastaj për praktikën e dëmshme, e cila sipas tij kishte të bënte në shkelje të rendit dhe Kushtetutës nga qeveritë paraprake. Fjalimi vetë lavdërues dhe si gjithnjë vetë propagandues i Albin Kurtit lidhur me qeverisjen nxiti deputetët e opozitës që të largohen nga salla, pasi Kurti kishte dalë jashtë temës, pasi nuk është në “namuzin” e tij politik të përmende emrat dhe veprat atdhetare të protagonistëve të Shpalljes së Pavarësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …