Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetarja Vlora Çitaku dhe sekretari, Bajrush Xhemajli, ka vizituar sot familjet e krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, ndërsa pasdite ka takuar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu i cili më 2008 bashkë me Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin udhëhoqën institucionet e vendit në shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. “Shënimin e 17 shkurtit, kësaj date historike që vulosi përgjithmonë të drejtën e fituar me shumë sakrifica për Kosovën e pavarur, e nisa me vizita tek familjet e presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe kryetarit Kadri Veseli, të cilët janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …