leoni

Me aktivitete të shumta Skenderaj shënon 17 shkurtin ditën e Pavarësisë

Në shënim të përvjetorit të 14 të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt ka bërë organizime madhështore me shumë aktivitete zyrtare e ceremoniale për këtë festë shtetërore. Në aktivitete kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Gjeneral Sami Lushtaku, eprorë e veteranë të luftës, shoqata të dala nga lufta, asamblistë, drejtorë komunal e qytetarë të shumtë. Fillimisht janë bërë nderime pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Memorialin e Dëshmorëve në Morinë, ku po ashtu është rivarrosur heroi i kombit Besim Mala- Murrizi. Është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal ku në fjalën hyrëse ka folur kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu dhe Kryetari Fadil Nura. Të rrethrrotullimet në Polac është shpalosur flamuri i Presidentit Hashim Thaçi e i kryetarit Kadri Veseli kurse në Klinë të Poshtme është shpalosur flamuri shtetëror. Në shtëpinë e kulturës është organizuar ceremonia e shpalljes qytetarë nderi për Ferid Berishën (Komandant Shkupi) dhe Esat Çollakun, ku kanë përformuar Grupi i Valltarëve Profesionist, recitali nga aktori Basri Lushtaku si dhe është publikuar dokumentari për heroin Selman Vojvoda. Komandant Shkupi e Esat Çollaku si personalitete të shquara kanë dhënë kontribut të madh gjatë luftës në Drenicë, në brigadën 111 “Adem Jashari”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …