Pavarësisht se Qeveria e Kosovës ishte zotuar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, një muaj pasi e evitoi referendumin e 16 janarit, Serbia nuk heqë dorë nga qëllimi i vet. Me këtë rast Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka vendosur që të themelojë komisione lokale zgjedhore nëpër qytete të Kosovës. Gazeta serbe “Danas”, bën me dije se do të themelohen komisione lokale në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan e në Gorë. Një intervenim i tillë i Serbisë tashmë ishte bërë i ditur qysh kur u ndal referendumi i janarit. Qytetarët serbë kishin paralajmëruar se asgjë nuk do t’i ndalte të votonin nga Kosova në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …