leoni

qeveri

Sindikatat e Pavarura “ElektroKosova” proteston në shenjë solidariteti me 74 punëtorë të larguar nga puna

Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” proteston sot  në shenjë solidariteti me 74 kolegët e tyre, të cilëve iu është ndërpre marrëdhënia e punës. Në një njoftim për media, sindikalistët  kanë bërë të ditur se sot në orën 11.00 do të mblidhen para objektit “ElektroKosova”, për të kundërshtuar largimin e kolegëve të tyre me vendim të KEDS-it. Kjo nuk është hera e parë që sindikalistët e Federatës së Pavarur Elektrokosova po protestojnë, pasi që ata kanë protestuar edhe më parë, të kundërshtuar largimin e punëtorëve nga puna dhe për të kërkuar zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, duke ruajtur të gjitha vendet e punës, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …