Sot me 18 shkurt, në Tiranë në orët e paradites pushoj së rrahuri zemra e madhe e shqiptarit të madh, revolucionarit, veprimtarit, të çështjes shqiptare, profesorit e malësorit Shkëlzen Dinë Bajraktari nga Babina e malësisë së Gjakovës. I biri i Dinë Zenelit pjesëmarrës në Konferencën e Bujanit, Shkëlzeni u lind në Shkodër me 19 mars të vitit 1938. Jeta e Tij është e mbushur plot ngjarje e akte historike ,dhe sakrifica në shërbim të çështjes së Atdheut në të gjithë Shqipërinë natyrale. Krahas luftës së pareshtur në teren, Ai librin kurrë nuk e lëshoj nga dora, ku arriti të jetë ligjërues në akademinë ushtarake të oficerëve të ardhshëm në shkollën e bashkuar, në Tiranë me titullin shkencor të doktorit te shkencave. Vendimet e Bujanit te vitit 1943-44 i bluanin kokën dhe me fanatizëm te pashoq përpiqet në jetësimin e tyre, nga se babai i Tij i kishte lënë amanet. Prandaj me përkushtimin më të Tij i besohet detyra si anëtarë i sektorit me rëndësi të veçantë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë nga serbosllavia, sektor që drejtohej nga i pavdekshmi Sali Shatri. Bashkëvepronte ngushtë dhe me besim të plotë me Sali Shatrin, Ramadan Shalën, Dervish Shaqën ,Shaban Brahen, Remzi Demën, e me të gjithë ata burra të sektorit që në çdo qastë ishin të gatshëm të flijohen për bashkimin e trojeve shqiptare. Shkëlzen Bajraktari nga Babina ishte dëshmitarë i shumë akteve të kryera në viset shqiptare ndajë sidomos oficerëve serb, ku, një rast do ta ceki në vendin e quajtur Zagerm afër Pejës ku vriten pranë kazermës Miladin Popoviq dy apo tre oficer serb e tre ushtar. Nga aftësia e Tij intelektuale arriti ti perfeksionoj dhe ti flet e shkruan shumë gjuhë të huaja ,si; italishten, anglishten , frëngjishten, rusishten ,e serbishten . Ndarja nga kjo jetë e Shkëlzen Bajraktarit është humbje e madhe për familjen, shokët ,bashkëveprimtarët ,për organizatat revolucionare e çlirimtare anë e kënd Atdheut. Ngushëllime familjarëve e gjithë idealistëve që i kishte për zemër baca Shkëlzen! Lamtumirë Shok, vëlla e prijës Shkëlzen Bajraktari! Te qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë mëmë që një jetë ia kushtove! Do të kujtojmë sot e mot ,mësimet, veprat e aktet tuaja heroike, që nuk i ngele borxh Atdheut Shqipërisë natyrale! Lavdi!
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …