Atdhetari e veprimtari i madh i LPK , Isë Elshani nga Krajkova e Drenicës, bashkëveprimtar i Kadri Zekës e Ibrahim Kelmendi, Sylë Nuhës, Mustaf Kelmendit e shume shokëve tjerë punëtorë ne mërgim te cilet mbajtën gjalle zjarrin e luftës kundër Jugosllavisë titiste e shovinistëve serbomëdhenjtë qe nga viti 1977-78 e tutje, nuk është më fizikisht në mesin tone !
Veprimtar i përkushtuar e i dashur nga shokët e LPK ,është për tu theksuar se ne veçanti Heroi Fehmi Lladrovci , shoku ynë i dashur e deshi dhe e çmoj shume!
Të gjithë e kemi dashur dhe nderuar për përkushtimin dhe dashurinë qe ky burrë kishte për Shqipërinë dhe LPK e për shokët bashkëveprimtar!
Shpresoja që edhe kësaj vere gjatë pushimeve ta takonim përsëri siç e vizituam vjet, por jo , Ai paska ndërruar jetë sot !
Baci Isë, Kosovës i dha gjithçka nga vetja e tij, por i dha edhe vëllain i cili ra dëshmor ne luftën e UÇK kundër Serbisë pushtuese !
Gjithmonë do te kujtojmë Baci Isë !
Pusho i qetë ne gjirin e tokës mëmë qe shumë e deshe!
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës atdhetare te Isë Elshanit!