Në një-vjetorin e rënies heroike të 10 luftëtarëve shqiptarë në Kumanovë, sot në Prishtinë, do të mbahet akademi përkujtimore, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë. 10 të rënët në Betejën e Kumanovës ishin: Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj, Xhafer Zymeri, Fatlum Vishesella, Hysen Reshiti, Nysret Kaloshi, Samit Kastrioti, Turgaj Gashi, Valon Kabashi. Ata më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar kanë luftuar nën rrethim të forcave policore shllavomaqedonase në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, me ç’ rast janë vrarë 8 pjesëtarë të sigurimit shtetëror. 29 bashkëluftëtarë të dëshmorëve po mbahen në burgjet e Maqedonisë dhe janë në procedurë gjyqësore.
