Veprimtari i njohur dhe sh-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka folur për pjesën e jetës që e ka kaluar në burg. Nait Hasani, një kohë në burg ka qëndruar edhe me kryeministrin e tanishëm të vendit, Albin Kurti. Ai ka thënë se edhe ai ka vuajtur pasojat e njëjta, dhunën e njëjtë dhe shtypjen e njëjtë nëpër burgje. Për Albin Kurtin e burgut ka fjalë të mëdha, ndërsa për Albinin e pushtetit shpreh një mendim krejt tjetër. Për mua Albini i pushtetit dhe Albini i burgut janë dy. Albini i pushtetit është i papërgatitur me Albinin e luftës dhe të burgut. Albini i burgut është rezistent, është kreativ, është idealist, është i qëndrueshëm, por Albini i pushtetit është tjetër, është egoist, edhe është vetjak, për mua i kem dy Albina brenda vetes”. Ai ka thënë se Kurtin e kanë rrethuar njerëz lakmitarë e të cilët e kanë shndërruar në egoist.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …