Agjencia e Statistikave

ASK-ja publikoi raportin mbi “Statistikat e mirëqenies sociale” lidhur me tremujorin e katërt të vitit 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës, sot  ka publikuar raportin mbi “Statistikat e mirëqenies sociale” për tremujorin e katërt  të vitit 2021.  Ky publikim, ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontribut-paguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të “Trepçës”, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se  nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 895 familje me gjithsej 102 mijë e  904 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 460 familje.

Kontrolloni gjithashtu

SPAK-u ka lëshuar dy urdhër arreste për gazetarin e kronikës së zez, Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza anëtar i organizatës kriminale. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara. Për momentin thuhet se ndaj dy gazetarëve janë marrë masa sigurie “arrest shtëpiak”, por nuk ka ende njoftim zyrtar. Hoxha është emër shumë i njohur për raportimet mbi botën e krimit. Së fundmi është marrë edhe me publikimin e materialeve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, nga grupe të strukturuara kriminale. Qyno nga ana tjetër ka një çështje të hapur me SPAK, pasi atij i është sekuestruar një telefon celular, pas marrjes në pyetje për çështje të lidhura me dëshmitë e Nuredin Dumanit.

SPAK-u ka lëshuar dy urdhër arreste për gazetarin e kronikës së zezë, Elton Qyno dhe gazetarin e njohur, Artan Hoxha

SPAK-u ka lëshuar  dy urdhër arreste për gazetarin e kronikës së zez,  Elton Qyno dhe gazetarin Artan …