Kryetari Kastrati priti në takim ambasadorin turk, Çagri Sakar dhe përuruan kabinetin e informatikës në gjimnazin e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtoreshën e arsimit Arbëreshë Krasniqi, e kanë pritur sot në takim, ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar dhe më pas, së bashku edhe me komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Fatih Cansiz, e kanë përuruar kabinetin e informatikës në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë. Fillimisht, ambasadori është pritur nga kryetari Kastrati, të cilin e ka falënderuar për vizitën, si dhe për investimin e bërë në gjimnazin e Malishevës. Më pas kryetari Kastrati dhe ambasadori Çagri Sakar, kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës dhe shtetit turk, jo vetëm në fushën e diplomacisë dhe arsimit, por edhe në sektorin e ekonomisë. Më pas, në gjimnazin “Hamdi Berisha” është organizuar një ceremoni e rastit, ku ishte i pranishëm, edhe komandanti i kontingjentit të KFOR-it turk në Kosovë, Fatih Canzis, të cilët janë pritur nga drejtori i gjimnazit, Izet Hoti, i cili i ka falënderuar për këtë investim mjaftë domethënës për shkollën që ai drejton. Në këtë ceremoni, kryetari Kastrati e ka falënderuar shtetin turk dhe kontingjentin turk, për këtë investim në fushën e arsimit dhe informatikës. Edhe ambasadori turk në Kosovës, Çagri Sakar, gjithashtu, ka shprehur kënaqësinë e tij, për këtë investim të kontingjentit turk të KFOR-it, dhe të njëjtën e ka bërë edhe komandanti i kontingjentit turk, koloneli Canzis. Ky projekt i kabinetit të informatikës për gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, është financuar nga shteti turk, me iniciativë të Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, përkatësisht kontingjentit të KFOR-it turk.

May be an image of 4 people, people sitting, suit and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …