Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se pati një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Chollet ia përmendi Kurtit zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen me 3 prill. Ndër tjera, diplomati amerikan falënderoi Kosovën për pritjen e afganëve në Kosovë. Ai tha se rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Telefonata në mes dy diplomatëve është zhvilluar derisa Kurti gjendet në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje, ku i pranishëm është edhe delegacioni amerikan në krye me zëvendës-kryetaren e Amerikës, Kamala Harris dhe sekretari Antony Blinken. Kosova ka refuzuar të lejojë mbajtjen e referendumit serb dhe për këtë mori edhe përkrahjen e Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …