leoni

Policia e Kosoves

Mbrëmë, në fshatin Zllatar të komunës së Prishtinës, u vra nga arma e zjarrit një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Mbrëmë, në fshatin Zllatar të komunës së  Prishtinës, u vra nga arma e zjarrit një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Sot, përmes një njoftimi për media, Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se gjashtë policë janë suspenduar ndërsa njëri prej tyre po dyshohet se qëlloi kolegun e tij. Gjithsej, sipas këtij institucioni mbikëqyrës të Policisë së Kosovës, në ndejë ishin të pranishëm 15 zyrtarë policorë. Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në një ndejë private ku morën pjesë 15 zyrtarë policorë që të gjithë jashtë detyrës zyrtare”, njofton Inspektorati, e cili ka suspenduar gjashtë zyrtar policë ndërsa ka rekomanduar edhe suspendimin e nëntë të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …