Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja thotë se qëndrimi i partisë së tij lidhur me tërheqjen edhe të një pjese të parave nga Trusti Pensional, nuk duhet të lejohet. “Nëse ka ardhur ky propozim nga PDK-ja, unë mendoj që është një propozim i varfër intelektualisht. Demonstron mos njohuri konceptuale siç e karakterizon PDK-në qe një kohë të gjatë. E vërteta është që qytetarët e Kosovës kanë vështirësi në këtë kohë. Mirëpo, Qeveria duhet të përdorë mekanizma të tjerë të politikës fiskale jo të ngriten pritje në formë të propagandës që i mundëson ose të krijojë përshtypje sikurse ajo lejohet”. Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet të ofrojë perspektivë për të rinjtë. Gjatë qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së, mbi gjysma e të rinjve kanë shprehur dëshirë që të largohen jashtë vendit, thotë “Aramendi”, duke anashkaluar numrin rekord të kërkesave të të rinjve për të ikur nga Kosova gjatë viti të kaluar.
