Volodymyr Zelenski

Zelenskiy: Ne do ta mbrojmë Ukrainën me apo pa partnerët tanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka kërkuar nga liderët e shteteve perëndimore që t’i bëjnë presion Rusisë që ta shtensionoj gjendjen përgjatë kufirit mes të dyja vendeve. Gjatë fjalimit në Konferencën e Munihut për Siguri, ai ka theksuar se Ukraina do ta mbroj tokën e saj, me apo pa ndihmën e partnerëve. “Arkitektura e sigurisë së Evropës është pothuajse e shkatërruar. Është shumë vonë që të flasim për rregullimin e saj. Për tetë vjet, Ukraina ka shërbyer si mburojë. Një mburojë e besueshme që ka frenuar një nga ushtritë më të mëdha në botë”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy gjatë fjalimit në Konferencën e Munihut për Siguri. Ai shtoi më tutje se ndihma e dhënë deri më tani ishte më shumë si një shurup për kollitje sesa një vaksinë e mirë për COVID-19 kundër një kërcënimi real, që mund të zgjerohet nëpër Evropë, pasi ta ketë goditur së pari Ukrainën.” Ukraina ka pranuar garanci të sigurisë për braktisjen e arsenalit të tretë më të madh bërthamor në botë. Ne nuk kemi armë. Dhe as siguri… Por, ne kemi të drejtë – të drejtën që të kërkojmë nga një politikë e butë në një politikë që garanton siguri dhe paqe” deklaroi mes tjerash, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …