Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla janë takuar me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Kristian Shmit. “Zhvillova një bisedë shumë të mirë me Christian Schmidt. Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vëmendjen tonë të plotë dhe Zyra e Lartë e Presidencs në Bosnjë dhe Hercegovinë ka nevojë për mbështetjen e parezervuar të liderëve të BE-së. Përçarja dhe ndarja nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse” ka njoftuar nëpërmjet twiterit, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …