Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson ka tërhequr vërejtjen se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka deklaruar për BBC se “të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas, Kiev. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë” ka theksuar mes tjerash kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson. Pyetjes nëse një pushtim rus ende mendohet të jetë i pashmangshëm, ai i është përgjigjur: Kam frikë se kjo është ajo që tregojnë provat.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …