Hoti: Krizën energjetike nuk e ka sjellë kjo qeveri por mos veprimet e saj

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se krizën energjetike nuk e ka sjellë kjo qeveri por mos veprimet e kësaj qeverie e kanë përkeqësuar jashtëzakonisht shumë gjendjen. “Shqetësuese poashtu është fakti që pavarësisht që ZRRE është institucion në vete, kryeministri i vendit ka qenë akteri kryesor në mbështetjen dhe nxitjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. U bënë më shumë se një javë që zyra e rregullatorit ende nuk e ka bërë publik vendimin sepse rritja e shpenzimeve për 80 për qind e ka quar në 566 milionë euro koston e lejuar të shpenzimeve të sektorit të energjisë. Nuk është e qartë se çka përfshihet brenda gjithë atyre shpenzimeve kur dihet që ka edhe një subvencionim shumë gjeneroz nga ana e qeverisë. Tash kauza që është duke ndjekur një parti politike që është jo parlamentare është plotësisht e drejtë. Nuk ka kauzë më fisnike, më qytetare që të kundërshtohet një vendim i tillë me mjete kushtetuese përfshirë edhe protesta për të dalë kundër një vendimi të tillë që është plotësisht i pabazuar” ka shkruar në mes tjerash, ish kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …