Liz Truss: Pas Ukrainës Rusia do të përpiqet aneksojë edhe shtetet e ish-Jugosllavisë si dhe Ballkanin Perëndimor

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabet  Truss, paralajmëroi se pushtimi i Ukrainës  nga Rusia, të cilin ajo e përshkroi si skenarin më të keq,  mund të ndodhë që në fillim të kësaj jave. Ajo saktëson se  Rusia do të vazhdojë pushtimin e Ukrainës dhe se nuk do të ndalet aty. Pas Ukrainës, Putin do të kërkojë të aneksojë edhe shtetet e ish-Jugosllavisë si dhe Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë – ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas. Shtetet baltike janë në rrezik, edhe Ballkani Perëndimor. Putini dëshiron të kthehemi në situatën, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Ndaj, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi tani Putinit” – tha zonja Elizabeta Truss.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …