Deputeti i Kosovës lindore, Shaip Kamberi ka kërkuar nga popullata shqiptare atje që të jenë të bashkuar dhe që zëri I tyre të dëgjohet në Beograd e jo që zëri i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq të dëgjohet në Kosovën lindore. Deputeti, Shaip Kamberi ka shkruar më tutje se nuk është me rëndësi vetëm fakti se a e ka deputeti emrin shqiptar por se edhe a angazhohet për popullaten shqiptare apo për interesa personale apo grupeve të caktuara. “Cilësimi Deputet Shqiptar nuk flet për politika progresive dhe kombëtare, e aq më pak për cilësi. Shqiptar ishte edhe Ali Shukriu. Edhe Rrahman Morina. Por ç’të mirë na sollën? Asgjë. Sepse ishin të udhëhequr nga politika të gabuara. Sa për që kam emrin Shaip Kamberi dhe që jam shqiptar, kjo nuk do t’i kishte penguar domosdoshmërisht pushtetit në Beograd. Ai më luftoi dhe sulmoi vazhdimisht para së gjithash se nuk i përshtatej politika ime”, ka shkruar deputeti i Kosovës lindore në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …