Nesër në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, në nivel të krye-negociatorëve

Nesër në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes  Kosovës e Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, ka thënë për  Radion Evropa e Lirë, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri. Kjo radhë e takimeve do të shërbejë për të vazhduar diskutimet e lidhura me implementimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano. I pyetur rreth mundësisë që së shpejti të ketë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Stano është përgjigjur se, “zhvillimi i një takimi të tillë do të bëhet i ditur në një kohë të përshtatshme”. Burimet e BE-së kanë thënë se janë duke u bërë përpjekje që një takim i nivelit të lartë të zhvillohet para zgjedhjeve në Serbi, pasi takime të tilla nuk ka pasur që nga vera e vitit të kaluar. Po ashtu, kanë thënë se nga takimi i javës që vjen në nivel të kryenogociatorëve, do të varet edhe mundësia e një takimi në nivel të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …