Militanti i Vetëvendosjes, deputeti i Kuvendit të Kosovës, kontroversi, Haki Abazi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Te pasuria e paluajtshme ka deklaruar se posedon tri shtëpi, dy banesa dhe një truall, të gjitha që kapin vlerën 795 mijë euro. P0 ashtu, ai ka deklaruar se posedon edhe tri vetura të tipit Audi, në emër të tij, bashkëshortes dhe prindërve të tij. Njëra në vlerën 20 mijë euro, dhe dy të tjerat nga 3.500 mijë euro. posedon dy letra me vlerë në SHBA, në Nju York njërën në vlerën 75 mijë euro dhe tjetrën në vlerën 80 mijë euro. Si para të kursyera ai ka deklaruar mbi 16 mijë euro, shumicën nga to në SHBA. Paga e tij mujore në Kuvendin e Kosovës është 1,500 euro, ndërsa bashkëshortes së tij në një kopsht të fëmijëve në Amerikë është 3 mijë euro në muaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …