Ish-aktivistët e pakënaqur të Vetëvendosjes që patën formuar subjektin ‘Fraksion+’, sot i janë bashkuar zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës. Ky grupim politik i përbërë nga Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu, ka vendosur t’i bashkohet partisë së drejtuar nga Kadri Veseli. “Organizata politike Fraksion +, pas përmbylljes së veprimtarisë së vet mbi njëvjeçare, njofton opinionin se tek Partia Demokratike e Kosovës ka gjetur ambientin më të përshtatshëm dhe hapësirën më të madhe për të dhënë kontributin dhe për të zhvilluar vizionin e vet politik dhe profesional, ku edhe e sheh mundësinë për t’i zbatuar aspiratat e veta programore të cilat i ka përfaqësuar gjatë gjithë kohës së veprimtarisë, që nga dalja në skenë e deri më sot”, thuhet në njoftim. “Fraksion+” konsideron se anëtarët e saj të cilët do të ristrukturohen, do të mund të vijnë në shprehje në hapësirën që do të krijohet, për të mirën e reformave pozitive për vendin dhe qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …