Mërgata jonë në Zvicër e kujton me krenari Skënderbeun

Mërgata shqiptare përfaqëson 57 për qind të popullsisë aktuale të vendit, një nga më të lartat në botë

Popullsia e Shqipërisë në moshë pune vazhdon të tkurret, pasi njerëzit vazhdojnë të emigrojnë n[ mënyrë masive nga vendi Banka Botërore vlerëson se këto ndryshime demografike paraqesin sfida të rëndësishme për kapitalin njerëzor dhe të ardhmen e tregut të punës, si dhe për qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve. Diaspora shqiptare përfaqëson 57 për qind të popullsisë aktuale të vendit, një nga më të lartat në botë. Barometri Ballkanik në vitin 2019 tregoi se edhe 50 për qind e shqiptarëve të mbetur brenda vendit mendonin të jetonin dhe të punonin jashtë. Popullsia e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh në vitin 2020 ka mbetur konstante prej dy dekadash, por ndërkohe është plakur me shpejtësi për shkak të emigrimit të vazhdueshëm dhe një rënie në shkallën e lindshmërisë, nga 3.4 në 1980 në një mesatare prej 1.62 në 2015–2020. Në vitin 2020, lindjet tejkaluan vdekjet me vetëm 470 persona, ndërsa në vitin 2021, për herë të parë gati në 100 vite vendi pësoi shtesë natyrorë negative e pasi kishte 3.296 vdekje më shumë se lindje. Dëshira e shqiptarëve për të emigruar e renditi Shqipërinë të tretën në botë sipas sondazhi të ‘Gallup world”.  Shqipëria ka numrin më të madh të studentëve që studiojnë jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …