Mbahet mbledhja e parë e KKSB-së në komunën e Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Rahovecit për vitin 2022. Situata u vlerësua e qetë dhe stabile, ndërsa gjendja e pandemisë u tha se është nën kontroll. Për pikën e pare: Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, kryetari Latifi është shprehur se gjendja është nën kontroll dhe se vaksinimi me dozën e dytë dhe të tretë i qytetarëve po vazhdon. Ju njoftoj se komuna e Rahovecit për herë të parë ka aktivizuar edhe numrin emergjent, thirrjet në këtë numër janë pa pagesë, në këtë numër qytetarët mund të thërrasin për raste emergjente dhe më pas ekipet shëndetësore do t’iu përgjigjen. U bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe gjithashtu të bëjnë teste. Për këtë pikë, ka folur edhe Saranda Sallteku, drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, e cila ka thënë se nga muaji janar deri më sot janë 200 raste të shëruar kurse 93 raste janë aktiv, ndërsa 80 % e popullatës janë të vaksinuar me dy vaksinat. Kurse për pikën e dytë vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit, kryetari Latifi ka potencuar nga të dhënat zyrtare që marrim në vazhdimësi, situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës është e qetë dhe stabile, deri te rritja e sigurisë së përgjithshme ka ndikuar vendosja e kamerave të cilat janë vendosur në qytetin e Rahovecit dhe në disa fshatra, projekti i vendosjes së kamerave do të vazhdoj edhe me tutje dhe planifikohet që kamera të ketë në secilin fshat të komunës. Drejtoria e Inspeksionit, është duke vazhduar me lirimin e trotuareve nga bizneset të cilët ekspozojnë produktet e tyre, bizneset që nuk i respektojnë kërkesat e institucioneve do të marrin gjoba mandatore, e gjithë kjo është duke u bërë që qytetarët të kenë mundësi që të lëvizin nëpër trotuare dhe përmes kësaj të rritet siguria e tyre. Për pikën e dytë ka raportuar edhe Kapiten Fazli Morina, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, ku ndër të tjera  ka thënë se raportoj për periudhën 05.11.2021 deri me 20.02.2022.  Për këtë periudhë raportuese janë regjistruar gjithsej 150 raste, prej tyre 144 vepra penale dhe 6 incidente të ndryshme. Në këto raste veçojmë 16 raste të vjedhjes, vjedhje të rëndë 32 raste, dhunë në familje 21 raste, 5 raste armë mbajtje pa leje. Gjatë kësaj periudhe janë  zbuluar 22 vepra penale të vjedhjeve të rënda, janë arrestuar 8 persona të dyshuar, 6 prej tyre të mitur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …