Festa e 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës u manufestua në mënyrë madhështore në vatrën e kulturës e artit, në qytetin e Prizrenit

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, 17 Shkurti u manifestua me një sërë aktivitetesh. Kryetari Totaj i shoqëruar nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, kryesuesja e kuvendit, Antigona Bytyqi, nënkryetari, Kujtim Gashi, drejtorët e ekzekutivit, kuvendarët e qytetarë, e filluan ditën me homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit në Landovicë dhe në Monumentin e Lirisë në Prizren, për të vazhduar me seancë solemne, pastaj me një festë të madhe në Sheshin Shadërvan e duke e përmbyllur ditën me manifestimin kulturor në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Shumë emocione, gëzim, lumturi, hare e atmosferë festive mbretëroi në qytetin historik të Prizrenit në këtë ditë të madhe feste.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …