leoni

Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdoğan, tha se njohja e rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore nga ana e Rusisë është e papranueshme

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, tha se njohja e rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore nga ana e Rusisë është e papranueshme, Duke folur nga Afrika ku qëndron në një turne ku do vizitojë tre vende, Erdoğan u bëri thirrje gjithashtu palëve që të udhëhiqen nga mendja e shëndoshë dhe ligjit ndërkombëtar në vazhdën e lëvizjeve të fundit të Rusisë, duke përfshirë dërgimin e trupave në Ukrainën lindore. Turqia është një vend me dalje në Detin e Zi, nevojiten shumë masa për situatën në Ukrainë e cila gjithashtu është një vend me dalje në Detin e Zi, duke shtuar se tashmë po merren masa të tilla. Ai shtoi se për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Turqia është gjithashtu e gatshme të marrë pjesë në një samit të përbashkët të Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me Gjermaninë, siç propozohet nga Ukraina, nëse vendet e tjera bien dakord. (AA)

 

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …