Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kosova qëndron me Ukrainën dhe aleatët e saj

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari aktual  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, ku Rusia ka njohur si vende të pavarura dy rajone ukrainase. Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe aleatët. “Në këtë kohë trazirash ne qëndrojmë me Ukrainën, së bashku me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.  Është detyrimi ynë të mbështesim vlerat e demokracisë dhe lirisë. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …