Rot: Jemi të shqetësuar sepse krimet e tmerrshme në Siri mund të përsëriten nga Rusia në Ukrainë

Shefi i Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut – Human Rights Watch, Kenneth Roth ka deklaruar se jemi të shqetësuar sepse krimet e tmerrshe në Siri mund të përsëriten nga Rusia në Ukrainë. Duke folur me gazetarët gjatë një video – konference, ai ka përkujtuar se qeveria siriane dhe aleati i saj rus, treguan shpërfillje të pashpirt për jetën civile në fund të vitit 2020, gjatë përpjekjeve për ta rimarr provincën Idlib dhe zonat përreth në Sirinë veriperëndimore. “Nga fushata një vjeçare e bombardimeve në Idlib mësojmë sesi ushtria ruse ka luftuar kohët e fundit. Bombarduesit rusë sulmonin qëllimisht institucionet civile në përpjekje për ta bërë jetën e tyre të pajetueshme dhe për ta bërë më të lehtë për ushtrinë siriane që të futet brenda”, ka deklaruar Shefi I Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut – Human Rights Watch, Kenneth Roth. Ai ka përkujtuar se gjatë kësaj kohe, presidenti rus Vladimir Putin kishte përgjegjësi komanduese dhe u kishte dhënë nderime të larta “komandantëve që po mbikëqyrnin këtë strategji për krimet e luftës. Ne jemi thellësisht të shqetësuar se kjo strategji e krimeve të luftës mund të përsëritet në rastin e Ukrainës nëse atje shpërthen konflikti i armatosur”, ka nënvizuar shefi i organizates ndërkombëtare, Human Rights Watch, Kenet Rot.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …