Ben Emerson

Ben Emmerson: Pretendimet e Zyrës së Prokurorit për ndërhyrje të mundshme të mbrojtjes te dëshmitarët, janë qesharake e fyese

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka hedhur akuza të ashpra ndaj Zyrës së Prokurorit  të Gjykatës  Speciale lidhur me protokollin e propozuar nga kjo zyre për kontaktet me dëshmitarët. Ai ka deklaruar se pretendimet e Zyrëa  për ndërhyrje të mundshme të mbrojtjes tek dëshmitarët janë qesharake dhe fyese. Nuk përputhen fare me rregullat dhe dua ta trajtojë sepse është koment serioz. Ju duhet ta shikoni mënyrën se si paraqitet çështja tek prezumimi i pafajësisë. Çështja kryesore është proporcionaliteti i kësaj që propozohet. Prokurori tha që nuk e dinte nëse e kishte të drejtën të përfaqësonte viktimat. Ai nuk e ka këtë të drejtë.  Siç thotë prokuroria se për çfarë është ky protokoll dhe cila është metodologjia? Prokuroria thotë se do të shmang ritraumatizimin e dëshmitarëve dhe të ruajë integritetin e tyre fizik”, ka thënë ai. Ai ka thënë se duhet të përjashtohen nga procesi gjyqësor çdo person i cili nuk është viktimë. Është për të qeshur, fyese dhe nuk duhet marrë seriozisht. E kundërta është e vërtetë. “Është një proces ku secila palë duhet të ketë besim që të paraqes çështjen e vet. Nëse prokuroria thotë se nuk mund t’ia kesh besën mbrojtjes, kjo është për të qeshur. “Sipas tyre ne nuk duhet ta kemi besën dhe ne jemi njerëz jo të duhur. Prokuroria ka humbur çdo arsye dhe logjikë dhe është e dëshpëruar”, ka thënë avokati Ben Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …