Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u mbajtur seanca e radhës në lidhje me procesin gjyqësor kundër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në këtë seancë është duke u diskutuar në lidhje me intervistimin e dëshmitarëve në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë se mbrojtjes duhet t’i lejohet qasje pa kufizime për intervistimin e dëshmitarëve. Flasim për një gjykatë që është e Kosovës dhe dispozitat që duhet të ndiqen. Procesi gjyqësor kërkon që mbrojtja të përfshihet në të gjithë gamën e shërbimeve. Pra, mbrojtja duhet të sigurojë pa kufizime mbrojtjen e një personi, mbrojtjen e provave dhe përgatitjen për marrjen në pyetje. “Dëshmitarët në listën e dëshmitarëve nuk janë dëshmitarë në listën e Prokurorisë. Janë dëshmitarë, që duhen marrë në pyetje nga të gjitha palët. Kjo është një shtesë paligjshmërie. Kemi 326 dëshmitarë, pothuajse 50 për qind kanë masa mbrojtëse. Pra 157 dëshmitarë nga 326 kanë masa të tilla”, ka thënë ai. Avokati i Thaçit, ka thënë se absurditeti qëndron se Zyra ka kërkuar masa mbrojtëse edhe për zyrtarë qeveritarë, ndërkombëtarë, si dhe oficerë ushtarakë. Prokuroria do të përjashtojë mbrojtjen që të bëjë vetë intervistimin e tyre. Ajo thotë se kërkon që ta shmang ritraumatizimin e viktimave. A po e thotë me seriozitet se edhe gjeneralëve duhet t’ua mbrojë anën psikologjike? Sigurisht që jo”, ka thënë avokati i Thaçit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …