Bashkësia Islame e Kosovës ka rikonfirmuar qëndrimin e vet për martesat e të njëjtës gjini, që pritet të shqyrtohet në parim projekt-Kodin Civil. Ky institucion fetar ka shpërndarë një intervistë të myftiut Naim Tërnava, të dhënë në korrik të vitit të kaluar, ku flitet për këtë temë. Në këtë intervistë, Tërnava kishte thënë se “nuk lejohen assesi martesat e të njëjtës gjini. “Nuk kam të bëjë me ligje, unë kam të bëjë me qëndrime në islam. Qëndrimi im është ky dhe nuk ndryshon, pavarësisht çka thotë ligji. Ligji tërë ditën le të flet, fjala e Zotit është fjalë e Zotit, fjala e pejgamberit është fjalë e pejgamberit. Sipas parimeve islame nuk lejohet assesi, në asnjë mënyrë, asnjëherë të shtrembërohet natyrshmëria e të qenit njeri. Nuk lejohen assesi ‘martesat’, po i quajmë ‘martesa’ të një gjinie”, ka thënë Tërnava në këtë intervistë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …