Covid

Sot kanë vdekur 3 infektuar me virusin korona, janë paraqitur 257 raste të reja, janë shëruar 593 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  2 mijë e  840     testime  sa janë kryer  në nivel vendi,  257  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  kanë  vdekur tre  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar  593 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve  nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë, ka arritur në është 219 mijë e 502, numri i rasteve aktive ka rënë në   3  mijë   e 57   infektuar aktualë, ndërsa në pikun e pandemisë, një muaj më parë kishte arritur në më shumë se 35 mijë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …