KPF në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e dytë të këtij vitit

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të mërkurë ka mbajtur takimin e dytë të Komiteti për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Albion Sherifi, ka bërë propozim vendimin për vënien në diskutim publik të Draft Planit të Veprimit të Transparencës 2022-2026. Ai ka thënë se Komuna e Ferizajt, aktualisht ka një plan të tillë, por duhet të ndryshohet për shkak të disa udhëzimeve administrative të transparencës  të cilat janë ndryshuar nga niveli qendror. Në këtë mbledhje u diskutua edhe propozim – vendim për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) si dhe propozim-vendimi për Themelimin e Komisionit të Kuvendit të Komunës për zgjedhjen e këshillave lokale. Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli ka bërë disa propozim-vendime siç është: propozim-vendimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 499-0 dhe 760-0 Z.K. Dremjak, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 501-0 Z.K. Dremjak, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm për pjesën e  ngastrës kadastrale; 379-0 me sipërfaqe 242 Z.K. Tërrn, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 376-0 Z.K. Tërrn, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokaleve me numër kadastral 0-72217092-00714-4-22-2-1-0 dhe 0-72217092-1-3-1-0 Z.K.Ferizaj, propozim – vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër për Organizata Jo-Qeveritare, pjesët e ngastrave 572-0 me sipërfaqe 206 m2,   570-1 me sipërfaqe 410 m2 dhe 569-1 me sipërfaqe 484 m2 Z.K. Ferizaj, si dhe  propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 633-2 , 630-0 Z.K. Bablak, pronë private me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 626-1 Z.K. Babush i Ri, pronë e Komunës së Ferizajt.

Ndërkaq, pikë shtesë në këtë mbledhje ishte edhe propozim – vendimi për mbrojtjen e vlerës së natyrës: ”Trungu i Rrënjës (Quercus robur)” në fshatin Balaj, Komuna e Ferizajt si Monument i Natyrës, të cilën propozim e dha drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit Arbër Bytyqi.

Po ashtu në këtë mbledhje u bë edhe propozim-vendimi për emërimin e anëtareve të komisionit për  ndërmarrjet publike atë të “Ambientit” , “Pastërtisë” si dhe të “Stacionit të Autobusëve”, si dhe në rend dite është futur edhe propozim-vendimi për vënien ne diskutim publik të një rregulloreje e cila ka të bëjë me menaxhimin e hapësirave të parkingjeve në Komunën e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …