Departamenti amerikan i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se pas hapave të Rusisë në Ukrainë, do të zhvendosë disa nga forcat amerikane të pozicionuara në vende të ndryshme evropiane për në vendet baltike dhe Poloni. Ndërkohë nga Pentagoni erdhi një shënim informativ që detajonte këtë deklaratë. “Këto forca, të përbëra nga forcat ajrore dhe tokësore, do të lëvizin në krahët verilindorë dhe juglindorë të NATO-s brenda Zonës Operative të Forcave Evropiane të SHBA-së në ditët në vijim dhe pritet të vendosen brenda kësaj jave”, tha një zyrtar i Pentagonit për gazetarët. Ky personel shtesë po zhvendoset për të siguruar aleatët tanë të NATO-s, për të penguar çdo agresion të mundshëm kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe për të trajnuar forcat e vendit pritës”, tha zyrtari për gazetarët. Kryetari rus, Vladimir Putin 3 ditë më parë kishte njohur si shtete të pavarura republikat e Donjeckut dhe Luganskut.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …