NewCo Ferronikeli

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë nesër (e enjte) para objektit të Qeverisë së Kosovës. Përmes një njoftimi për media, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ferronikelit, ka bërë me dije se do të kërkojnë nga qeveria kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë. Kjo sindikatë ka theksuar se qeveria edhe pas pesë muajsh të ndërprerjes së prodhimit në fabrikë është duke i neglizhuar kërkesat e tyre. “Këtë të enjte, 24 shkurt, nga ora 12:00, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit, punëtorët e kompanisë ‘NewCo Ferronikeli’ do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kërkesë kryesore do të jetë ndërmarrja e veprimeve konkrete nga ana e qeverisë për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë. Pesë muaj pas ndërprerjes së prodhimit në fabrikë, qeveria në vazhdimësi ka neglizhuar kërkesat tona të natyrës urgjente, përkundër thirrjeve e lutjeve për ndihmë dhe dy protestave paqësore me numër të lartë pjesëmarrësish”, ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ferronikelit.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …