Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtuar sot kombit dhe e ka njoftuar me fillimin e sulmin ushtarak nga Rusia. Ai u ka bërë thirrje ta ruajnë qetësinë pasi ushtria ukrainase po bënë detyrën e saj për mbrojtjen e atdheut. “Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes Presidenti Putin njoftoi një operacion special ushtarak, në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë. Pata një bisedë me Presidentin Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke funksionuar”, ka deklaruar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …