Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, të mërkurën me 11 maj në ora 19:00, nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të.
Sipas komisionit të formuar nga ana e kryetarit për organizimin e festivalit, në festival pritet që të marrin pjesë rreth 18 grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me rreth 600 artistë nga mbarë trevat shqiptare, për tri net sa do të zgjasë festivali. Gjatë tri netëve të festivalit, do të shpalosin programin e tyre garues në përpjekje për t’u stolisur me ndonjërin nga 18 çmimet e festivalit “Anadrinia Jehon 2016”.
Xhafer Bytyqi, drejtor i festivalit thotë se përveç grupeve artistike, në përfundim të secilës mbrëmje garuese, enkas për kënaqësinë e publikut të mrekullueshëm të festivalit “Anadrinia Jehon 2016” do të këndojnë emra të njohur të estradës shqiptare.
Komisioni i cili është formua për të organizuar festivalin “Anadrinia Jehon 2016” , ka përgatitur agjendën e festivalit:
NATA E PARË
-
SHKA “ANADRINI”, DEJNË / RAHOVEC
-
SHKA “RAHOVECI”, RAHOVEC
-
SHKA “SHQIPONJA”, SARAJË / SHKUP
-
SHKA “ARDHMËRIA”, GJAKOVË
-
SHKA “SEZAI SUROI”, BELLOBRAD / DRAGASH
NATA E DYTË
-
SHKA “JOSIP RELA”, PODUJEVË
-
SHKA “SHOTË GALICA”, DRENAS
-
GRUPI I RAPSODËVE, SKENDERAJ
-
GRUPI I RAPSODËVE, MALISHEVË
-
RAPSODI GANI DEMOLLI, PRISHTINË
-
SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA”, ROMAJË
-
ANSAMBLI “ISA BOLETINI”, ROGOVË / GJAKOVË
NATA E TRETË
-
SHKA “BAJRAM CURRI”, KRUSHË E MADHE / RAHOVEC
-
ANSAMBLI “XHAVIT HAZIRI”, OBILIQ
-
ANSAMBLI “MITROVICA”, MITROVICË
-
RAPSODI XHAVIT MAKSHANA, DRENOC / RAHOVEC
-
SHKA “JAHI HASANI”, ÇEGRAN / GOSTIVAR
-
SHKA “SCAMPA”, ELBASAN
-
SHKA “BRESANA”, DRAGASH.