Pas një seance maratonë prej 10 orësh në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një prononcim për mediat në dalje të Kryesisë së Kuvendit. Gjatë fjalës së tij kryeministri, Edi Rama tha: “Ishte një maratonë që ia vlejti. U dëgjuan të gjithë, u dëgjuan të gjithë ato që kishin për të dëgjuar. Kush ka sy le të shoh, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush do le të kuptojë, kush nuk do, nuk do. Është shumë e ulët kjo në të gjitha aspektet dhe në fund u pranua nga Tabaku që tha,-ju nuk mund të koncesioni të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës time të politikës. Është e gjitha një farsë për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Sa i takon hetimeve nga SPAK është një linjë tjetër dhe ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet pas shpinës së qeverisë, shpinës së publikut. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe për këtë kemi kërkuar të ndahen gjërat. Qeveria ka punën e saj, drejtësia ka punën e saj, ministrat kanë punën e tyre. Ndaj gjërat do të ndahen pak nga pak dhe jam krenar që sot jemi në një faze, kush sot e ka imagjinuar se do të kishim ministra të akuzuar, apo do të kishim hetime të pavarura. Janë shenjat e një transformimi që do të kërkojë kohë. Ky vend nuk ka pasur kurrë drejtësi…Këto janë hapat e parë dhe duhet kurajo për të bërë reformën dhe këtë e patëm ne, nuk e patën të tjerë përpara nesh”, tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …