Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar kundër operacioneve ushtarake të Rusisë, në Ukrainë. Ai ka thënë se agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë dhe se lutjet janë për popullin e Ukrainës. Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë. Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës”, thuhet në reagimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Intervenimin e Rusisë në Ukrainë e ka dënuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja, Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumit Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e të tjerë. Në rastin e Ukrainës Kosova ashtu sikur edhe Shqipëria përkrahin qëndrimet dhe veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
