Aleanca Kosova e Re ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga Behxhet Pacollki dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vendeve të reja të punës”, ka njoftuar Pacolli përmes një postimi në adresën e tij. Ai ka theksuar se Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore.
